Përditësimi i fundit më 24 dhjetor 2024
Kjo politikë e privatësisë për Gjirafa Inc., (tutje referuar si "Gjirafa") ("ne", "neve", "jonë/a", "tonë/a"), përshkruan se si dhe pse mund të mbledhim, ruajmë, përdorim dhe/ose ndajmë ("përpunojmë") informacionin tuaj kur ju ("përdoruesi") përdorni shërbimet, produktet, faqet e internetit ("Shërbimet") tona, si p.sh.:
Pyetje apo shqetësime? Leximi i kësaj politike të privatësisë do t'ju ndihmojë të kuptoni të drejtat dhe zgjedhjet tuaja të privatësisë. Nëse nuk jeni dakord me politikat dhe praktikat tona, ju lutemi mos përdorni Shërbimet tona. Nëse keni akoma pyetje apo shqetësime, ju lutemi na kontaktoni në contact@gjirafa.com.
Ne i marrim shumë seriozisht dispozitat e mbrojtjes së të dhënave dhe i respektojmë ato gjatë përpunimit të të dhënave personale në lidhje me shitjen e mallrave ose produkteve të tjera të ngjashme dhe ofrimin e shërbimeve të përzgjedhura, qoftë nëpërmjet platformës Gjirafa (tutje referuar si "Platforma"), e cila operohet në faqen e internetit www.gjirafa.com (tutje referuar si "faqja e internetit"), nëpërmjet postës elektronike ose në çdo formë tjetër. Kjo vlen edhe për përdorimin e thjeshtë të faqes sonë të internetit.
Kur përdorni Shërbimet dhe/ose këtë Politikë të Privatësisë. Duke vepruar kështu, ju na autorizoni të mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja, sipas praktikave të përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë, si dhe në përputhje me ligjet në fuqi.
Ne kemi përditësuar këtë Politikë të Privatësisë për të siguruar që politikat e saj për rregullimin e proceseve dhe masave të sigurisë për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale janë në përputhje me ligjin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës, përkatësisht Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për më tepër, ne do të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që të dhënat personale të mbledhura nga përdoruesit do të trajtohen në përputhje me ligjet e tjera në fuqi në Republikën e Kosovës.
Kjo Politikë e Privatësisë u adresohet klientëve potencialë dhe ekzistues të Gjirafa, duke përfshirë përfaqësuesit e tyre, blerësve të mundshëm, d.m.th. personave të interesuar për mallrat e ofruara, me ç'rast fushëveprimi, qëllimi dhe arsyet e përpunimit të të dhënave personale ndryshojnë në situatat konkrete përkatëse dhe korrespondojnë me marrëdhëniet konkrete përkatëse ndërmjet personave të lartpërmendur (tutje referuar si "përdorues/të") dhe Gjirafa. Kështu, kjo Politikë e Privatësisë zbatohet dhe është e zbatueshme për çdo përdorues të faqes së internetit, produkteve dhe/ose shërbimeve të ofruara nga dhe/ose përmes Gjirafa. Për qëllimet e kësaj Politike të Privatësisë, termat "përdorues", "klient" dhe "konsumator" kanë të njëjtin kuptim, përveç nëse tregohet ndryshe nga konteksti i përdorimit, dhe termi "Palë e tretë" i referohet çdo personi fizik ose juridik, përveç përdoruesit dhe Gjirafa.
Të dhënat personale nënkupton çdo informacion që lidhet me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm. Person i identifikueshëm është ai që mund të identifikohet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, veçanërisht duke iu referuar një identifikuesi si emri, një numër identifikimi, të dhënat e vendndodhjes, një identifikues në internet ose një ose më shumë faktorë specifikë fizikë, fiziologjikë, identitetin gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik. Këtu përfshihet veçanërisht data e lindjes ose vendi i lindjes, adresa e postës elektronike, numri i telefonit, vendbanimi, identifikuesi i rrjetit (cookies), numri i kartës së identitetit dhe numri i patentës së shoferit, kopja e këtyre ID-ve, të dhënat rreth llogarive në rrjetet sociale, përmbajtja e bisedës, ID-ja e Google, të dhënat online dhe offline dhe kombinimi i tyre, të dhëna për aktivitetet në Faqen e Internetit duke përfshirë analizën e grupimeve, të dhëna për mallrat e blera deri më sot dhe shërbimet e ofruara nga personi përgjegjës deri më sot, etj.
Përpunimi i të dhënave nënkupton çdo veprim ose grup veprimesh mbi të dhënat personale ose mbi grupe të dhënash personale të kryera me ndihmën e procedurave automatike ose pa procedura të tilla mbi të dhënat personale; p.sh. koleksionimi, grumbullimi, përdorimi, klasifikimi, kombinimi, rregullimi, strukturimi, rigrupimi ose lidhja, ruajtja, përshtatja ose modifikimi, kërkimi, konsultimi, shënimi, shfrytëzimi, shpërndarja, vënia në dispozicion me anë të transmetimit ose çdo vënie në dispozicion, kufizimi, fshirja ose shkatërrimi i te dhënave personale.
Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kontrolluesi i të dhënave (Gjirafa) mund të përpunojë të dhënat personale në bazë të pëlqimit të shprehur, në bazë kontraktuale dhe në bazë ligjore (përfshirë në bazë të një detyrimi ligjor). Në këtë drejtim, përpunimi i të dhënave në rastin konkret duhet të jetë në interesin publik, të shërbejë për mbrojtjen e interesave të subjektit të të dhënave ose të një personi tjetër fizik, të jetë i nevojshëm për shkak të interesave legjitime të kontrolluesit ose të një pale të tretë, ose të kryhet me pëlqimin e shprehur të subjektit të të dhënave. Fushëveprimi i të dhënave që do të përpunohen varet nga qëllimi ose baza ligjore e përpunimit përkatës.
Në disa raste, kontrolluesi i të dhënave përdor shërbimet e palëve të treta në lidhje me aktivitetet e tij të biznesit. Ndër të tjera, këta përpunojnë edhe të dhënat personale të mbledhura nga kontrolluesi. Këto palë të treta do të konsiderohen më pas si përpunues të porositur të të dhënave. Këtu bëjnë pjesë për shembull, ofruesit e shërbimeve të TI-së, avokatët, auditorët, agjencitë e marketingut, etj. Në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të tij ligjore, kontrolluesi i të dhënave duhet t'u transmetojë gjithashtu të dhëna personale autoriteteve publike (p.sh. gjykatat, agjencitë e zbatimit të ligjit, autoritetet administrative, etj.) në një masë të domosdoshme.
Kjo përmbledhje ofron pika kyçe nga politika jonë e privatësisë, por ju mund të mësoni më shumë detaje rreth secilës prej këtyre temave duke përdorur tabelën tonë të përmbajtjes më poshtë për të gjetur seksionin që kërkoni.
Kur ju vizitoni, përdorni ose navigoni Shërbimet tona, ne mund të përpunojmë informacione personale në varësi të mënyrës se si ndërveproni me ne dhe Shërbimet, zgjedhjet që bëni dhe produktet dhe veçoritë që përdorni.
Ne mund të përpunojmë informacione të ndjeshme kur konsiderohet e nevojshme dhe ne kemi paraprakisht pëlqimin tuaj me shkrim.
Ne mund të pranojmë informacione nga bazat e të dhënave publike, partnerët e marketingut, platformat e mediave sociale dhe burime të tjera të jashtme.
Ne përpunojmë informacionin tuaj për të ofruar, përmirësuar dhe administruar Shërbimet tona, për të komunikuar me ju, për sigurinë dhe parandalimin e mashtrimit dhe për të respektuar ligjin. Ne gjithashtu mund të përpunojmë informacionin tuaj për qëllime të tjera me pëlqimin tuaj. Ne përpunojmë informacionin tuaj vetëm kur kemi një arsye ligjore të vlefshme për ta bërë këtë.
Ne mund të ndajmë informacion në situata specifike. Mësoni më shumë se kur dhe me kë ndajmë informacionin tuaj personal, më poshtë.
Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta sigurie teknologjike, fizike dhe administrative për të minimizuar rrezikun e çdo humbjeje, keqpërdorimi, qasjeje të paautorizuar, zbulimi ose ndryshimi të të dhënave. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë "firewalls", enkriptimi i të dhënave, nivelet e larta të kontrollit dhe kriteret e autorizimit për qasjen në të dhënat tuaja personale.
Ligji në fuqi për privatësinë në Kosovë, përkatësisht Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, konstaton se ju keni disa të drejta në lidhje me të dhënat tuaja personale. Gjirafa ka përditësuar këtë Politikë të Privatësisë për të siguruar që politikat e saj për rregullimin e proceseve dhe masave të sigurisë janë në përputhje me ligjin.
Gjirafa gjithashtu synon vullnetarisht dhe vazhdimisht të përputhë dhe të harmonizojë praktikat e saj me standardet më të larta ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale, siç është Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave, (GDPR) e Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 25 maj 2018.
Mënyra më e lehtë për të ushtruar të drejtat tuaja është duke vizituar ose duke na kontaktuar. Ne do të shqyrtojmë dhe do të veprojmë sipas çdo kërkese në përputhje me ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.
Shkurtimisht: Ne mbledhim informacione personale që ju na jepni.
Ne mbledhim informacione personale që ju na jepni vullnetarisht kur regjistroheni në Platformë dhe/ose Shërbime, kur ju përditësoni ose plotësoni të dhënat personale në llogarinë tuaj, shprehni interesin për të marrë informacion rreth nesh ose produkteve dhe shërbimeve tona, kur merrni pjesë në aktivitete në Shërbimet, kur porositni, dhe/ose blini, nga dhe/ose nëpërmjet Shërbimeve tona, kur hasni rrethana të tjera, siç mund të specifikohen në këtë Politikë të Privatësisë ose ndryshe kur na kontaktoni.
Informacioni personal që mbledhim varet nga konteksti i ndërveprimeve tuaja me ne dhe Shërbimet, zgjedhjet që bëni dhe produktet që përdorni dhe mund të përfshijë sa vijon, por nuk kufizohet në:
Lloje të tjera të informacionit personal që ne mund të mbledhim, përfshijnë, por nuk kufizohen në:
Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, ne nuk do t'ju kërkojmë të zbuloni dhe/ose të jepni të dhënat personale të fëmijëve. Ju mund të vendosni emrin e një të mituri nën kujdesin tuaj në llogarinë e regjistruar në Gjirafa vetëm për qëllimin e identifikimit të përdoruesit, dhe për qëllimin e zgjedhjes së përmbajtjes që është e përshtatshme për moshën e tyre.
Ne nuk përpunojmë informacione të ndjeshme, përveç rasteve kur konsiderohet e nevojshme dhe ne kemi paraprakisht pëlqimin tuaj me shkrim.
Ne nuk mbledhim, ruajmë ose përpunojmë kartën tuaj direkt. Kur përdorni shërbimet e palëve të treta, ne mund t'i ndajmë të dhënat e pagesave të ofruara nga Ju me palët e treta që ofrojnë shërbimet përkatëse të përpunimit të pagesave. Të gjitha të dhënat e pagesës ruhen nga pala e tretë përkatëse. Në raste të tilla, janë të zbatueshme kushtet dhe politikat për përpunimin e të dhënave personale të palëve të treta përkatëse. Ju këshillojmë të lexoni politikën e privatësisë të palëve të treta përkatëse.
Ne mund t'ju ofrojmë mundësinë për t'u regjistruar me ne duke përdorur detajet ekzistuese të llogarisë suaj të mediave sociale, si Facebook, Google ose llogari tjera të mediave sociale. Nëse zgjidhni të regjistroheni në këtë mënyrë, ne do të mbledhim informacione të caktuara të profilit tuaj nga ofruesi i mediave sociale, siç përshkruhet në seksionin e quajtur "SI I TRAJTOJMË NE HYRJET TUAJA NË MEDIAT SOCIALE?" më poshtë.
Të gjitha informacionet personale që ju na jepni duhet të jenë të sakta dhe ju duhet të na njoftoni për çdo ndryshim në këto informacione personale.
Shkurtimisht: Disa informacione — si adresa juaj e Protokollit të Internetit (IP) dhe/ose karakteristikat e shfletuesit dhe pajisjes — mblidhen automatikisht kur vizitoni Shërbimet tona.
Ne mbledhim automatikisht informacione të caktuara kur ju vizitoni, përdorni ose navigoni Shërbimet tona. Ky informacion mund të zbulojë identitetin tuaj specifik (si emri, informacioni i kontaktit ose numri i ID-së), dhe mund të përfshijë informacionin e pajisjes dhe përdorimit, si adresën tuaj IP, karakteristikat e shfletuesit dhe pajisjes, sistemin operativ, preferencat gjuhësore, URL-të referuese, emri i pajisjes, vendin, vendndodhjen, informacionin se si dhe kur i përdorni Shërbimet tona, të dhënat mbi preferencat tuaja të marketingut, reklamimit dhe komunikimit me ne.
Informacioni që ne mbledhim përfshin:
Ashtu si shumë biznese, ne gjithashtu mbledhim informacion përmes cookies dhe teknologjive të ngjashme. Kur ju vizitoni faqen tonë të internetit, skedarët e quajtura cookies ruhen në kompjuterin tuaj. Ruajtja e cookies kërkon miratimin tuaj në të ashtuquajturën procedurë "opt-in".
Cookies janë skedarë të vegjël teksti që përmbajnë një sasi të papërfillshme informacioni (shkronja dhe numra) që ruhen në kompjuterin tuaj kur vizitoni Faqen e Internetit dhe lundroni nëpër platformë dhe që i mundësojnë Faqes së Internetit të njohë shfletuesin ose pajisjen tuaj.
Ne përdorim cookies për t'ju ofruar veçori dhe Shërbime, duke përfshirë:
Llojet e cookies që përdorim:
Nëse nuk dëshironi të ruani skedarët e cookie-ve rregullisht dhe sistematikisht në shfletuesin tuaj ose dëshironi të hiqni të gjithë skedarët e cookie-ve të ruajtura nga shfletuesi, mund ta specifikoni këtë në cilësimet e shfletuesit. Megjithatë, refuzimi ose bllokimi i skedarëve të cookies mund të ndikojë në përdorimin e faqes së internetit dhe ju mund të mos jeni në gjendje të përfitoni nga disa veçori thelbësore të Shërbimeve tona.
Përdorimi ynë i informacionit të marrë nga Google API do t'i përmbahet Politikës së të Dhënave të Përdoruesit të Shërbimeve API të Google, duke përfshirë kërkesat për përdorim të kufizuar.
Shkurtimisht: Ne mund të mbledhim të dhëna të kufizuara nga bazat e të dhënave publike, partnerët e marketingut, platformat e mediave sociale dhe burime të tjera të jashtme.
Për t'ju ofruar oferta dhe shërbime përkatëse për ju dhe për të përditësuar të dhënat tona, ne mund të marrim informacione rreth jush nga burime të tjera, të tilla si bazat e të dhënave publike, partnerët e përbashkët të marketingut, programet e filialeve, ofruesit e të dhënave, platformat e mediave sociale dhe nga palë të tjera të treta.
Shkurtimisht: Ne përpunojmë informacionin tuaj për të ofruar, përmirësuar dhe administruar Shërbimet tona, për të komunikuar me ju, për sigurinë dhe parandalimin e mashtrimit dhe për të respektuar ligjin.
Ne mund të përpunojmë informacionin tuaj personal për disa arsye, varësisht se si ndërveproni me Shërbimet tona, duke përfshirë:
Shkurtimisht: Ne përpunojmë informacionin tuaj personal vetëm kur besojmë se është e nevojshme dhe kemi një arsye të vlefshme ligjore (d.m.th., bazë ligjore) për ta bërë këtë sipas ligjit në fuqi.
Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale na kërkon të shpjegojmë bazat ligjore të vlefshme në të cilat mbështetemi për të përpunuar informacionin tuaj personal. Në këtë kuptim, ne mund të mbështetemi në bazat ligjore të mëposhtme:
Shkurtimisht: Ne mund të ndajmë informacion në situata specifike të përshkruara në këtë seksion.
Ne mund të na duhet të ndajmë informacionin tuaj personal në situatat e mëposhtme:
Shkurtimisht: Ne nuk jemi përgjegjës për sigurinë e çdo informacioni që ndani me palë të treta që mund të lidhen nga Shërbimet tona, por që nuk janë të lidhura me Shërbimet tona.
Shërbimet mund të lidhen me faqet e internetit të palëve të treta, shërbime në internet ose aplikacione celulare dhe/ose të përmbajnë reklama nga palë të treta që nuk janë të lidhura me ne dhe që mund të lidhen me faqe të internetit, shërbime ose aplikacione të tjera. Prandaj, ne nuk japim asnjë garanci në lidhje me ndonjë palë të tillë të tretë dhe nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë humbje ose dëmtim të shkaktuar nga përdorimi i faqeve, shërbimeve ose aplikacioneve të tilla të palëve të treta.
Shkurtimisht: Ne mund të përdorim cookie dhe teknologji të tjera gjurmimi për të mbledhur dhe ruajtur informacionin tuaj.
Ne mund të përdorim cookie dhe teknologji të ngjashme gjurmimi (si p.sh. web beacons dhe pixels) për të mbledhur informacione kur ndërveproni me Shërbimet tona.
Ne mund të ndajmë informacionin tuaj me Google Analytics për të gjurmuar dhe analizuar përdorimin e Shërbimeve. Për më shumë informacion mbi praktikat e privatësisë së Google, ju këshillojmë të lexoni Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit të Google.
Shkurtimisht: Nëse zgjidhni të regjistroheni ose të identifikoheni/kyçeni në Shërbimet tona duke përdorur një llogari të mediave sociale, ne mund të kemi qasje në informacione të caktuara rreth jush.
Shërbimet tona ju ofrojnë mundësinë për t'u regjistruar dhe për t'u identifikuar duke përdorur të dhënat e llogarisë suaj të mediave sociale. Nëse ju zgjedhni ta bëni këtë, ne do të marrim informacione të caktuara të profilit tuaj nga ofruesi juaj i mediave sociale. Informacioni i profilit që marrim mund të ndryshojë në varësi të ofruesit të mediave sociale në fjalë, por zakonisht përfshin emrin tuaj, adresën e emailit, listën e miqve dhe fotografinë e profilit.
Shkurtimisht: Ne e mbajmë informacionin tuaj për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet e përshkruara në këtë politikë të privatësisë, përveç nëse kërkohet ndryshe nga ligji.
Ne do t'i mbajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet e përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë, përveç nëse kërkohet ose lejohet me ligj një periudhë më e gjatë ruajtjeje (siç janë kërkesat tatimore, kontabiliteti ose kërkesa të tjera ligjore).
Shkurtimisht: Ne synojmë të mbrojmë informacionin tuaj personal përmes një sistemi masash sigurie, organizative dhe teknike.
Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta sigurie teknologjike, fizike dhe administrative për të minimizuar rrezikun e çdo humbjeje, keqpërdorimi, qasje të paautorizuar, zbulimi ose ndryshimi të të dhënave. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë "firewalls", enkriptimi i të dhënave, nivelet e larta të kontrollit dhe kriteret e autorizimit për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse keni arsye të besoni se llogaria juaj është komprometuar në ndonjë mënyrë, ju lutemi na kontaktoni menjëherë në contact@gjirafa.com.
Shkurtimisht: Ne, me vetëdije, nuk mbledhim të dhëna nga ose tregtojmë për të miturit nën moshën trembëdhjetë (13) vjeç.
Ne nuk mbledhim me vetëdije, kërkojmë të dhëna nga, apo tregtojmë për fëmijët nën 13 vjeç. Personat nën moshën trembëdhjetë (13) vjeç nuk lejohen të hapin një llogari tek ne, ose të japin informacionin e tyre personal. Përdoruesit të cilët janë të paktën trembëdhjetë (13) vjeç, por nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç mund të regjistrohen tek ne, por vetëm nëse kanë pëlqimin e prindit dhe/ose të kujdestarit të tyre ligjor.
Sipas kësaj Politike të Privatësisë dhe sipas Kushteve tona të Përdorimit, prindërit dhe/ose kujdestarët ligjorë janë përgjegjës për dhënien e pëlqimeve të nevojshme për fëmijët që nuk kanë mbushur moshën madhore.
Duke përdorur Shërbimet tona, ju deklaroni dhe pohoni se jeni të paktën 18 vjeç ose, se jeni prindi ose kujdestari ligjor i një të mituri dhe ju jepni pëlqimin që i mituri të përdorë Shërbimet.
Shkurtimisht: Në disa rajone në Evropë, por edhe në Republikën e Kosovës, ju keni të drejta që ju mundësojnë qasje më të madhe dhe kontroll mbi të dhënat tuaja personale.
Sipas Ligjit Nr. 06/L –082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju keni disa të drejta. Këto mund të përfshijnë:
Nëse keni ndonjë pyetje, ankesë ose sygjerim në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë, ose të drejtën tuaj për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, mund të na kontaktoni direkt në contact@gjirafa.com.
Ju mund të ç'abonoheni nga njoftimet tona të marketingut dhe promovimit në çdo kohë duke klikuar në vegëzën e ç'regjistrimit në emailet që dërgojmë, ose duke na kontaktuar.
Nëse në çdo kohë dëshironi të rishikoni ose ndryshoni informacionin në llogarinë tuaj ose të mbyllni llogarinë tuaj, mund të:
Nëse keni pyetje ose komente në lidhje me të drejtat tuaja të privatësisë, mund të na dërgoni email në contact@gjirafa.com.
Shumica e shfletuesve të faqeve të internetit dhe disa sisteme operative celulare dhe aplikacione celulare përfshijnë një veçori ose cilësim Mos-Gjurmo ("DNT") që mund ta aktivizoni për të sinjalizuar preferencën tuaj të privatësisë që të mos monitorohen dhe mblidhen të dhëna për aktivitetet tuaja të shfletimit në internet. Në këtë fazë nuk është finalizuar asnjë standard teknologjik uniform për njohjen dhe zbatimin e sinjaleve DNT. Si i tillë, ne aktualisht nuk i përgjigjemi sinjaleve DNT.
Shkurtimisht: Po, ne do ta përditësojmë këtë politikë sipas nevojës për të qëndruar në përputhje me ligjet përkatëse.
Ne mund ta përditësojmë këtë politikë të privatësisë herë pas here. Versioni i përditësuar do të tregohet nga një datë e përditësuar ("Përditësimi i fundit dhe data") dhe versioni i përditësuar do të hyjë në fuqi sapo të jetë i disponueshëm.
Nëse ju keni pyetje ose komente në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë, mund të na kontaktoni përmes email adresës contact@gjirafa.com ose në adresën:
Gjirafa Inc.
Autostrada Prishtinë – Ferizaj,
Km i 6-të, 10500,
Republika e Kosovës
Telefon: +381(0) 38 61 61 61
Bazuar në Ligjin Nr. 06/L –082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju mund të keni të drejtë të kërkoni qasje në informacionin personal që mbledhim nga ju, ta ndryshoni atë informacion, ta fshini atë, të jepni pëlqimin tuaj, të tërhiqni pëlqimet paraprake ose kërkoni ç'aktivizimin e llogarisë tuaj. Ju gjithashtu keni mundësinë e transferimit të të dhënave tuaja duke ju mundësuar shkarkimin e tyre. Për të kërkuar të rishikoni, përditësoni ose fshini informacionin tuaj personal ose nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na vizitoni ose na kontaktoni drejtpërdrejt në contact@gjirafa.com.